Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për inskenimin e një rrëmbimi mbrëmjen e 1 qershorit rreth orës 22:45, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari e ka pranuar se lajmërimi për rrëmbim ka qenë i rremë.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/