Artisti i mirënjohur shqiptar Genc Prelvukaj, e ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Shpirtin e zi” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Shpirtin e zi, javën e ardhshme”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Genci nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet nëse do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/