image Genc Prelvukaj dhe Ledri Vula ofrojnë strehim për familjet e prekura nga tërmeti

Bota e Yjeve

Solidarizim/ Genc Prelvukaj dhe Ledri Vula ofrojnë strehim për familjet e prekura nga tërmeti

news image

Dy rep-artistët e njohur shqiptarë Genc Prelvukaj dhe Ledri Vula, kanë ofruar strehim për familjet e prekura nga tërmeti i sotshëm në Shqipëri.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes disa postimeve në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.

Genc Prelvukaj përmes Facebook-ut, ka njoftuar se në shtëpinë që ka në Mal të Zi, mund të strehohen dy familje.

https://www.facebook.com/gencprelvukajkosovo/posts/2893992680635389?__tn__=-R

Strehim ka ofruar edhe Ledri Vula, i cili përmes Instagramit ka njoftuar se mund t’i strehojë disa familje në aparamentet e tij.

Kujtojmë se strehim i pari prej artistëve shqiptar ofroi rep-artisti gjithashtu i njohur Capital T, i cili hapi dyert e shtëpisë së tij për t’i strehuar ata që nuk kanë ku ta kalojnë natën.

Deri më tani sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë ka shkuar në 21 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, në orën 04:00 të mëngjesit./Gazeta Sinjali/