Gjatë një interviste me një ukrainas i cili humbi familjen e tij nga sulmet ruse prezantuesja e CNN Erin Burnett shpërtheu në lot.
Ukrainasi foli për herë të fundit me familjen e tij një natë para se ata të vriteshin nga rusët dhe vdekjen e tyre e mësoi përmes Twitterit.
“Ne folëm në orën 22:00, edhe pse sinjali ishte i keq në atë kohë, arrita t’i marr dhe biseduam për një evakuim të mundshëm. Kolona nga të cilat ata po planifikonin të arratiseshin u sulmua në minutën e fundit”, tha ai.
Ai ka arritur të kuptojë që ka diçka që nuk shkon në momentin që vendndodhja e tyre nga lokacioni në Google nuk ishte në rregull.
Meqenëse lëvizjet e familjes së tij ishin të pazakonta, ai kontaktoi miqtë për të parë se çfarë po ndodhte. Menjëherë më pas, ai pa foton e familjes së tij në Twitter.
“Unë e pashë atë foto në Twitter dhe njoha fëmijët e mi në të. I njoha gjërat e tyre, rrobat e tyre. Trupat e tyre ishin shtrirë në trotuar”, u shpreh ai.
“I saw a photo on Twitter and I recognized my children.” – Serhiy Perebyinis speaks with Erin Burnett about how he found out that his wife and two children had been killed in Russian shelling. pic.twitter.com/GlPe45diWy
— CNN (@CNN) March 17, 2022