image Gazetarja e parë ukrainase mbërrin në Kosovë

Sociale

Gazetarja e parë ukrainase mbërrin në Kosovë

news image

Sot në Kosovë ka arritur gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila Makey. Ajo është pritur në aeroport përfaqësues të AGK-së, Policisë e MPB-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Makey është detyruar të largohet Ukraina për shkak të luftës dhe është vendosur në Prishtinë.

Për javë të tëra, shumë institucione publike vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur gazetarët nga Ukraina.

Me të arritur në aeroport, Znj. Makey tha që sot është e rrezikshme që të jesh gazetare në Ukrainë duke përmendur faktin që forcat e okupatorit rus kanë vrarë 21 gazetarë në Ukrainë deri më tani.

“Falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vijë në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/