image Gazetarit ia lyejnë veturën me benzinë gjatë natës në Mitrovicë

Siguri

Gazetarit ia lyejnë veturën me benzinë gjatë natës në Mitrovicë

news image

Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka thënë se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën gjatë natës, në Mitrovicë.

Përmes Facebook-ut, Kajtazi ka deklaruar se ky veprim është tentim për ta frikësuar dhe ka të bëjë me punën e tij si gazetar. Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë problem me askënd, transmeton Gazeta Sinjali.

“Siç u përgjigja edhe në Polici, nuk kam asnjë njeri në botë si të dyshuar. Nuk dua të paragjykoj. Veçse mendoj që, meqë nuk e kam asnjë problem personal me askënd që prej shkollës së mesme kur rriheshim si fëmijë, ky sulm është si paralajmërim për punën time si gazetar”, shkruan ai.

Tutje Kajtazi ka theksuar se banorët e Mitrovicës e kan parë personin teksa po e lynte veturën me benzinë dhe kishin lajmëruar policinë.

“Vetura ka shpëtuar falë banorëve të rrugës “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, të cilët e kishin parë personin teksa derdhte benzinë mbi veturën time dhe i kishin bërtitur e ndjekur duke thirrur Policinë. Ai iku pa e kryer misionin, ndonëse misioni ka mundur të jetë vetëm ky – frikësimi, kërcënimi e paralajmërimi”, ka shkruar Kajtazi. /Gazeta Sinjali/.

Të dashtun, mbrëmë u përballa me një ngjarje të ligë, ku dikush provoi të më frikësonte duke më lyer veturën me benzinë…

Posted by Shkumbin B. Kajtazi on Sunday, June 14, 2020