image Gazetari turk rrihet për vdekje në sy të vajzës

Botë

Gazetari turk rrihet për vdekje në sy të vajzës

news image

Gazetari turk Ahmet Donmez, i larguar nga vendi për shkak të përndjekjes nga qeveria, u godit nga dy persona të panjohur teksa ishte duke shoqëruar vajzën 6-vjeçare në kopsht.

Ai u godit disa herë në kokë dhe trup me mjete të forta duke humbur ndjenjat, ndërkohë që vajza qante dhe kërkonte ndihmë.

Së fundmi bashkëshortja e tij ka bërë një postim në Twitter duke thënë se ai është duke u trajtuar në zonën e kujdesit intensiv në spital.

Donmez është një ndër gazetarët më në zë, i cili ka publikuar sëfundmi fakte mbi lidhjet e qeverisë me mafian në trafikun e drogës në Turqi.

Më herët ai ka marrë kërcënime të ndryshme nga persona që ai i ka identifikuar si “njerëz të ministrit të Brendshëm turk”, të cilët i kanë thënë: Mos kujto se je në Suedi dhe nuk të gjejmë!

Donmez akuzon këta të fundit për kërcënimet dhe sulmin e djeshëm.

/GazetaSinjali/