Gazetari nga Tirana, Jul Kasapi, i cili ka shkuar në Izrael për të raportuar nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit të konfliktit atje ka takuar gruan, të cilën e ka shpëtuar familja e tij në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se Eni Francis bashkë me familjen e saj ishte strehuar tek gjyshi dhe stërgjyshja e tij.
“Ndjesi e veçantë takimi me Eni Francis. Familja e saj u shpëtua nga gjyshi dhe stërgjyshja ime Zyrha dhe Hamdi Kasapi përgjatë luftës së dytë botërore kur nazistët i kërkonin. Eni ishte vetëm 6 vjeç sot ajo është e moshuar dhe kujton kohën kur u shpëtua në Shqipëri dhe se si është që të kesh të njëjtën ndjesi frike pas kaq shumë vitesh”, ka shkruar gazetari i A2CNN.