image Gazetari raportonte 'live' nga shtëpia, por kishte harruar të vishte pantallonat

Botë

Gazetari raportonte ‘live’ nga shtëpia, por kishte harruar të vishte pantallonat

news image

Në këto kohë të vështira të izolimit ku shumë persona nuk kanë dalë jashtë, shumë prej nesh mund të kenë humbur dhe sensin e kohës.

Shumë qytetarë e kanë të mundur të punojnë nga shtëpia në rehatinë e tyre, pa uniformën e kërkuar, por vetëm me pizhame.

Gazetari i ABC News, Will Reeve, i cili por raportonte nga shtëpia për emisionin Good Morning America bëri xhiron e rrjetit, pasi kishte harruar të vishte pantallonat.

Ai kishte vendosur kamerën me të cilën po raportonte në një pozicion ku zbulonte dhe pjesën e poshtme të gazetarit.

Na pamje të parë, Reeve kishte veshur një xhaketë, por kishte harruar pantallonat.

Videoja e tij u bë virale në rrjet vetëm në pak kohë. /Gazeta Sinjali/