image Gazetari që vdiq sot, ishte i infektuar me COVID-19

Kosovë

Gazetari që vdiq sot, ishte i infektuar me COVID-19

news image

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa ka reaguar për lajmin e vdekjes së gazetarit Musli Berisha.

Svarqa ka treguar se Berisha s’ka mundur t’i mbijetojë dot virusit COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me kot u munduan edhe mjekët Ferizajas (Dr. Fatbardh Ramadani, Dr. Nehat Baftiu e Dr. Imri Jashari) e më gjërë, e në veçanti Drejtori i QSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, që të i’a rikuperonin dëmet që i kishte shkaktuar virusi Covid- 19”, ka shkruar Sfarqa.

Reagimi i plotë i Sfarqës:

Lamtumirë miku im – Musli Berisha!

Lajm shumë i rëndë, tronditës e shumë pikëllues, lajmi për shuarjen e mikut tim të ngushtë Musli Berishës, njeriut me të cilin njohjen e lidhjen shoqërore e filluam nga bankat e shkollës fillore për të mos e shkëputur asnjëherë.
Në studime ishim po ashtu bashkë, madje edhe shok grupi. E pata edhe këshilltarin më të mirë të Kabinetit, gjatë kohës sa isha Kryetar i Komunës së Ferizajt.
U ndihmuam reciprokisht.
E motivova shumë që të realizohej në fushën e letërsisë, aty ku ishte me plotë ide e talent të jashtëzakonshëm, pasi tashmë në gazetarinë e publicistikën Ferizajase ishte modeli vetë.
I gëzohesha çdo vepre që botonte, disa prej të cilave i lexova në formë dorëshkrimi.
Në njërën nga bisedat e fundit, në vend se të fliste për shëndetin që po e dobësonte më foli me një humor të papërshkrueshëm për pengun që po i mbetet, i papërfunduar një libër i ri, dhe vetë e tha, që askush nuk vdes pa i mbetur diçka peng.
I dashur, i ndersëm, human dhe intelektual i përmasave të mëdha, por i heshtur e pa bujë ishte në jetë. Ashtu edhe iku prej saj, sado që kishte edhe shumë për të dhënë.
Më kot u munduan edhe mjekët Ferizajas (Dr. Fatbardh Ramadani, Dr. Nehat Baftiu e Dr. Imri Jashari) e më gjërë, e në veçanti Drejtori i QSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, që të i’a rikuperonin dëmet që i kishte shkaktuar virusi Covid- 19.
Do të kujtohet gjithmonë jeta dhe vepra e tij.
Ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Lamtumirë Musë.
Pusho në paqe! /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217280470991301&set=a.4833756929301&type=3&theater