image Gazetari që bëri të ditur largimin e Zidane dhe Ramos: Reali dhe Dortmundi kanë marrëveshje për shërbimet e Haaland

Futboll

Gazetari që bëri të ditur largimin e Zidane dhe Ramos: Reali dhe Dortmundi kanë marrëveshje për shërbimet e Haaland

news image

Real Madrid ka bërë të gjitha planet edhe për transferimet e verës së vitit 2022.

Gjiganti spanjoll thuhet se ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Gazetari i njohur Siro Lopez, me burime të mëdha të Real Madridit, ka zbuluar se marrëveshja mes klubit spanjoll, Dortmund dhe lojtarit është arritur dhe do realizohet në verën e vitit 2022.

Lopez ishte gazetari që njoftoi rinovimin e kontratës së Lucas Vazquez dhe largimin e Zinedine Zidanes dhe Sergio Ramosit.

Mbetet të shihet nëse ky lajm do rezultoi i vërtet dhe norvegjezi të bëhet pjesë e “Galaktikëve” vitin tjetër, edhe pse kërkohet edhe nga top skuadrat si, Manchester United, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe Liverpool. /Gazeta Sinjali Sporti/