Real Madrid ka bërë të gjitha planet edhe për transferimet e verës së vitit 2022.
Gjiganti spanjoll thuhet se ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Gazetari i njohur Siro Lopez, me burime të mëdha të Real Madridit, ka zbuluar se marrëveshja mes klubit spanjoll, Dortmund dhe lojtarit është arritur dhe do realizohet në verën e vitit 2022.
Lopez ishte gazetari që njoftoi rinovimin e kontratës së Lucas Vazquez dhe largimin e Zinedine Zidanes dhe Sergio Ramosit.
Mbetet të shihet nëse ky lajm do rezultoi i vërtet dhe norvegjezi të bëhet pjesë e “Galaktikëve” vitin tjetër, edhe pse kërkohet edhe nga top skuadrat si, Manchester United, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe Liverpool. /Gazeta Sinjali Sporti/