Gazetari i njohur i Sky Sports, Fabrizio Romano në rrjetet sociale e ka konfirmuar që futbollisti maroken i Ajax, Hakim Ziyech do të transferohet tek Chelsea sezonin e ardhshëm.
“Hakim Ziyech do të transferohet tek Chelsea. Marrëveshje është arritur për kushtet personale – kontrata e tij është gati. Chelsea do t’i paguaj Ajaxit 45 milionë euro.”, ka thënë Romano.
Ziyech ishte përfolur shumë për një largim të mundshëm gjatë afatit të janarit, por Ajax nuk dëshiroj ta largoj atë në gjysmë të sezonit./ Gazeta Sinjali/