Korrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay foli për herë të parë që kur atij dhe ekipit të tij iu zu pritë në periferi të Kyivit muajin e kaluar.
Ramsay dhe kameramani i tij u goditën teksa po shkonin në qytetin e Buchas. Ata u zunë në pritë nga forcat ruse, ku arritën ta incizonin gjithë sulmin.
Në një intervistë për Sky News, ai tha: “Një nga gjërat interesante është se incidente të tilla ndodhin shpesh, por është shumë e rrallë që një aparat fotografik të punojë gjatë gjithë kohës”.
“Nëse asgjë tjetër, pas kësaj zjarri u intensifikua”, tha ai.
Teksa u ul në sediljen e pasme të veturës, Ramsay tha se pa xhamin e përparmë dhe rrotën të shpërbëheshin: “Në atë moment, mbaj mend që thashë se e dija se do të vdisja tani. Do të vdes”.
“Më kujtohet se mendoja – pyes veten se sa do të dhemb, sepse intensiteti ishte i tillë që nuk e mendoja se do t’ia dilja”, vazhdon ai.
Ai përshkroi edhe momentin kur u godit nga një plumb: “Ndihej sikur dikush më goditi me një çekiç zjarri”.