Dy raketa izraelite kanë shembur një ndërtesë në Gaza ku gjendeshin zyrat e Al Jazeeras, Associated Press dhe mediumeve të tjera.
Pas gjithë kësaj ngjarjeje ka reaguar ish-gazetarja kosovare, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.
Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press pas gjithë asaj që ka ndodhur.
“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa i thotë ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar Kraja në Twitter.
Numb as I hear my husband @nebiqena tell his team that they will rebuild minutes after the Associated Press offices in Gaza housing their outstanding team are destroyed in a an Israeli airstrike
— Garentina Kraja (@tinakraja) May 15, 2021
Për ultimatumin rreth bombardimit, e para kishte njoftuar një gazetare e Al Jazeeras, duke thënë se Izraeli kishte dhënë një orë kohë për evakuim nga ndërtesa.