image Gazetarët gjermanë kërkojnë fakte nga Kurti për deklaratat se Rusia nxit tensione në rajon

Politikë

Gazetarët gjermanë kërkojnë fakte nga Kurti për deklaratat se Rusia nxit tensione në rajon

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë mbajtur një konferencë të përbashkët para mediave gjermane, ku këto të fundit i kërkuan kryeministrit të Kosovës prova për t’i mbështetur deklaratat e tij, se Rusia do të nxit tensione në Ballkan.

Keni akuzuar Rusinë që i nxit tensionet në rajon, a keni indikacione për këtë që mund t’i paraqisni?”, ishte pyetja e gazetarit.

Kurti u përgjigj duke thënë se ka faktorë që rrezikojnë paqen në rajon e që dirigjohen nga Rusia, por nuk foli me detaje.

Në Ballkanin Perëndimor ka faktorë që i dirigjon Kremlini e që janë edhe shtetërorë edhe shoqërorë dhe që paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë. Ne nuk jemi të frikësuar, por jemi vigjilentë. Jemi të kujdesshëm edhe ndonëse Kosova nuk është ende në NATO, NATO-ja është në Kosovë, ndonëse Kosova s’është në Bashkimin Europian, Bashkimi Europian është në Kosovë. Ne nuk kemi alternativë përveçse BE-së dhe NATO-s dhe do ta mbrojmë vendin tonë dhe progresin tonë nga çfarëdo rreziqesh”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti gjithashtu u pyet nëse ka frikë që Ukraina do t’ia kalojë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të anëtarësohet më përpara në BE, por, megjithatë, pyetja mbeti pa përgjigje.

/GazetaSinjali/