image Gazeta Sinjali hap konkurs për 5 gazetarë me përvojë pune dhe 6 praktikantë me pagesë

Kosovë

Gazeta Sinjali hap konkurs për 5 gazetarë me përvojë pune dhe 6 praktikantë me pagesë

news image

Gazeta Sinjali hap konkurs për 5 gazetarë me përvojë pune dhe gazetarë/praktikantë.

Në vazhdën e zhvillimit dhe rritjes së audiencës tonë, Gazeta Sinjali është në kërkim të gazetarëve ambiciozë dhe me përvojë.

Të gjithë ata që kanë kryer, ose janë në përfundim të studimeve për gazetari, gjuhë/letërsi shqipe, juridik,  ekonomi, shkenca politike, filozofi, sociologji dhe kulturë mund të aplikojnë.

Kualifikimet:

• Përvojë pune së paku një vjeçare si gazetar

• Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore

• Aftësi për punë ekipore dhe gatishmëri të punojë nën presion

• Preferohet njohja e gjuhës angleze

Ndërsa për të interesuarit për pozitën e praktikantit, nuk kërkohet përvojë pune. Praktika do të jetë me pagesë për ata që e kalojnë fazën testuese prej 7 ditësh.

Të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar CV-në në e-mailin [email protected].

Për intervistim do të ftohen vetëm kandidatët potencialë.

Konkursi është i hapur deri më datën 24.08.2022