image Gazeta austriake: Kosovarët thonë se korona më nuk është temë dhe se të gjithë e kanë pasur

Shëndetësi

Gazeta austriake: Kosovarët thonë se korona më nuk është temë dhe se të gjithë e kanë pasur

news image

Aktualisht, Kosova është vendi që po përballet më së miri me COVID-19 nga të gjitha vendet e rajonit, e për këtë ka shkruar edhe gazeta austriake ‘Kurier’.

Sipas kësaj gazete, numri i infeksioneve është i ulët pasi nuk ka pothuajse asnjë testim.

Shumë pak kanë sigurim shëndetësor, vizita te mjeku nuk është e përballueshme për shumë persona“, thuhet në artikull.

Sipas ‘Kurier’, nëse pyet banorët ata thonë: “Korona praktikisht nuk ekziston më, sepse të gjithë e kanë pasur tashmë

Sipas të përditshmes austriake, intervali 7-ditor momentalisht është vetëm 9 raste.

Fillimi i shkollës u shty me dy javë, u vendosën kufizime për daljet gjatë natës në të gjithë vendin, u vendosën distanca minimale dhe kërkesa strikte për maska ​​(gjithashtu në natyrë). Në këtë moment, Kosova ishte në fund të ligës në Evropë me një shkallë të mbulimit të vaksinimit prej rreth 15 për qind. Rreth 41 për qind janë aktualisht të vaksinuar plotësisht”, shkruan ‘Kurier’.

/GazetaSinjali/