Këngëtari serb, Goran Bregoviq, performoi mbrëmë në Festën e Birrës që u mbajt në Korçë, transmeton Gazeta Sinjali.
Bregoviq hapi koncertin me këngë në gjuhën shqipe të titulluar “Kosovska” dhe e mbylli atë me për këngën “Kallashnikov” , këngë kjo e cila supozohet se është dëgjuar duke u kënduar nga paramilitarët serbë si formë motivi për të kryer krime në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Që në fillim të këtij koncerti u raportua se është hedhur gaz lotsjellës, gjë që frikësoi të pranishmit, por nuk e ndali dot koncertin.
Për hedhjen e gazit lotsjellës, mediat në Shqipëri raportuan se Policia ka ndaluar tetë persona të dyshuar.
Menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, ishin Tifozat Kuq e Zi që reaguan me një fotografi ku shkruhej “ky nuk është një mesazh Facebooku”.
Para koncertit, disa rrugë të qytetit të Korçës u bllokuan dhe forca të shumta policore rrethuan perimetrin e zonës ku po zhvillohet organizimi për të ruajtur rendin publik.
Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviq në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.