image Si po përkujdeset Policia në Shqipëri për sigurinë e Bregoviqit (FOTO)

Shqipëri

Si po përkujdeset Policia në Shqipëri për sigurinë e Bregoviqit (FOTO)

news image

Policia e Shtetit në Shqipëri është duke e vëzhguar situatën sipër ndërtesave në qytetin e Korçës dhe njëkohësisht të gjithë po i nënshtrohen deri në katër vende kontrolles nga ana e sigurimit, kjo sepse aty pritet të këndojë këngëtari serb Goran Bregoviq.

Bregoviq do të këndojë në Festivalin e Birrës në Korçë ku në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë polemika sa i përket pjesëmarrjes së tij në këtë festival, përderisa shumë artistë nga Kosova e kanë anuluar pjesëmarrjen aty.

Kujtojmë se “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin pjesëmarrjen e Bregoviq në këtë festival, sepse sipas tyre në të kundërtën do ta ndalojnë me trupat e tyre. /Gazeta Sinjali/