image Tifozat Kuq e Zi thyejnë xhamat e bashkësisë së Korçës në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviq

Shqipëri

Tifozat Kuq e Zi thyejnë xhamat e bashkësisë së Korçës në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviq

news image

Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik kundër ftesës së Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij njoftimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, sipas tyre ky është një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën e këngëtarit serb.

Gjithashtu, tifozët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.

Njoftimi i plotë:

Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.

Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.

Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit. /GazetaSinjali/