Barcelona ka gati kontratën e re për mesfushorin Gavi.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit të rinovimit të kontratës së Gavit me klubin spanjoll.
Barcelona tashmë ka pasur një takim me agjentin e spanjollit.
“Barcelona pati një takim të ri të drejtpërdrejtë me agjentin e Gavi, Iván de la Peña sot. Negociatat janë duke u zhvilluar për të përfunduar marrëveshjen e re deri në qershor 2027”, ka shkruar Romano në Twitter.
“Kontrata e re e Gavi me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027, klauzola aktuale e lirimit [50 milionë euro] do të hiqet pasi Barça dëshiron të përfshijë klauzolë 1 miliardë euro siç bëri me Pedri dhe Ansu“, ka shtuar Romano.