image Gati për performancë në “Sydney Mardi Gras”, Rita vishet me kostum shumëngjyrësh

Bota e Yjeve

Gati për performancë në “Sydney Mardi Gras”, Rita vishet me kostum shumëngjyrësh

news image

Rita Ora do të performojë në paradën e komunitetit LGBTI në Sidnej, transmeton Gazeta Sinjali.

Artistja shqiptare me famë botërore po vazhdon angazhimet e saj gjatë qëndrimit në Australi. Këngëtarja më herët kishte paralajmëruar që do të performojë në paradën e LGBTI.

Ajo tashmë është gati për këtë performancë dhe ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskena, para performancës.

Rita kishte zgjedhur të vishej me një kostum shumëngjyrësh, i cili ia theksonte linjat trupore, ndërsa në njërën pjesë vuri në pah këmbën.

Ajo po ashtu zgjodhi që të grimohej plot shkëlqim, ndërsa u shpreh se pret me padurim këtë performancë.

/Gazeta Sinjali/