image Festivali i madh muzikor, i bën bashkë Dua Lipën e Rita Orën

Bota e Yjeve

Festivali i madh muzikor, i bën bashkë Dua Lipën e Rita Orën

news image

Dy yjet kosovare, me famë botëtore, Dua Lipa e Rita Ora, duket se natën e sotme do të bëhen bashkë.

Kjo është bërë e ditur nga dy artistet, të cilat përmes postimeve në ‘Instagram’, treguan se ndodhen në Brazil.

Në mesin e shumë yjeve me famë botërore, edhe Rita e Dua janë ftuar të marrin pjesë në festivalin e madh muzikor, “Rock in Rio”, i cili mbahet në Brazil.

Ky event bëri bashkë yjet kosovare, të cilat numërojnë miliona fansa në mbarë botën.

/GazetaSinjali/