image Rita Ora vishet me kostumin e Princit

Showbiz/ Rita Ora vishet me kostumin e Princit

news image

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora së fundmi është paraqitur me një kostum interesant.

Përmes një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita ka kujtuar shokun e saj muzikant, Prince, ku shihet se ka veshur kostumin e njejtë me të.

“Në nderim të artistit të shkëlqyeshëm dhe më motivues të të gjitha kohërave. Më mungon përgjithmonë”, ka shkruar Rita në postimin e saj.

Por ajo ka fshirë postimin në llogarinë e saj pas disa minutash.

Rita është e njohur për stilin e saj të veshjes. Shpesh herë e kemi parë teksa eksperimenton me stile të ndryshme të veshjeve./Gazeta Sinjali/