Rita Ora do të performojë në paradën e komunitetit LGBTI në Sidnej, transmeton Gazeta Sinjali.
Artistja shqiptare me famë botërore po vazhdon angazhimet e saj gjatë qëndrimit në Australi. Këngëtarja më herët kishte paralajmëruar që do të performojë në paradën e LGBTI.
Ajo tashmë është gati për këtë performancë dhe ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskena, para performancës.
Rita kishte zgjedhur të vishej me një kostum shumëngjyrësh, i cili ia theksonte linjat trupore, ndërsa në njërën pjesë vuri në pah këmbën.
Ajo po ashtu zgjodhi që të grimohej plot shkëlqim, ndërsa u shpreh se pret me padurim këtë performancë.