image Gati dy muaj pas zgjedhjeve, sot certifikohen rezultatet e 6 tetorit

Kosovë

KQZ/ Gati dy muaj pas zgjedhjeve, sot certifikohen rezultatet e 6 tetorit

news image

Sot në ora 16:00 pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

‘Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019’, tha Elezi për Gazetën Sinjali.

Ndyryshe, Gjykata Supreme sot ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për të numëruar edhe 392 pako me vota të ardhura me vonesë nga diaspora.

Pas rinumërimit të mbi 1.400 vendvotimeve, partia e Fatmir Limaj në koalicion me AKR-në dhe PD-në pretendon se e ka kaluar pragun zgjedhor. /Gazeta Sinjali/