image Gati 7 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës gjatë gushtit

Sociale

Gati 7 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës gjatë gushtit

news image

6 mijë e 831 është numri i vizitorëve në tremujorin e dytë të këtij viti në hoteleritë e Kosovës, tregon Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga kjo shifër, 47.96% janë vendorë dhe 52.07% të huaj. Ndërsa, numri i netëve gjatë të cilave ata qëndruan në hotele është 10 mijë e 466.

Më së shumti këta vizitorë qëndruan në hotelet e Prishtinës. Hotelet e kryeqytetit “strehuan” rreth 2 mijë e 439 vizitorë për 3 mijë e 626 netë.

Vizitorët e huaj të cilët bënë gjumin në hotelet e Kosovës kryesisht vijnë nga Shqipëria, Gjermani dhe Zvicra.

Në këtë anketë morën pjesë 199 hotelet që veprojnë në Kosovë./GazetaSinjali/