Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në shkurt të vitit 2022 pjesë e një ankete ishin 206 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të ASK-së numri i vizitorëve vendor dhe të huaj është 27 mijë e 739 prej tyre 44.92% ishin vendorë dhe 55.08% ishin të huaj.
Ndërkohë, numri i net-qëndrimeve ishte 41 mijë e 311 prej tyre 42.79% nga vendorët dhe 57.21% nga të huajt.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 11 mijë e 213 vizitorë dhe 16 mijë e 925 net-qëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në njoftimin e ASK.