image Gastronomët kundërdshtojnë mbylljen 12 ditore, mbledhje urgjente në orën 14:00

Sociale

Gastronomët kundërdshtojnë mbylljen 12 ditore, mbledhje urgjente në orën 14:00

news image

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë se e kundërshton masën e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për mbyllje 12 ditore, shkruna Gazeta Sinjali.

Zuka ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 do ta mbajnë një mbledhje së bashku me Këshillin Drejtues dhe do të vendosin se si do të vazhdojnë tutje.

Vendimi me u mbyll për 12 ditë, s’mund të kryejë punë asgjë. Mund t’i ashpërsojmë masat në kuptimin e higjienës, por jo me mbyllje sepse nuk kanë fuqi bizneset me i përballu as 12 orë, lëre më 12 ditë”, tha ai në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Sipas tij, gastronomia nuk ka qenë shpërndarëse e virusit, por fushatat zgjedhore.

 “Si shoqatë i kundërshtojmë ashpër këto masa sepse nuk është fer me u blloku sërish – e kemi edhe kundërshtimin nga kryetarët e komunave. Ne presim reflektim të qeverisë që t’i rishqyrtojë këto masa”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/