Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është kategorike që zgjedhjet duhet të mbahen me 17 tetor siç është e paraparë me ligj.
Gashi foli edhe për hapjen e arkivave të UÇK-së, duke kërkuar që me këtë temë të kihet shumë kujdes.
“Çështja e arkivave nuk ka të bëjë me luftën e UÇK-së, por duhet një angazhim i ekspertëve për të parë këtë në mënyrë që mos gabohemi”, tha Gashi.
“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata por jo zgjedhjet”, shtoi Gashi.