image Gashi publikoi klipin e këngës “Safety”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gashi publikoi klipin e këngës “Safety”

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, ka publikuar videoklipin e këngës “Safety”.

Kënga është në bashkëpunim me DJ Snake dhe ishte publikuar më parë vetëm në versionin audio në muajin gusht, transmeton Gazeta Sinjali.

Klipi i këtij bashkëpunimi është publikuar sot në kanalin zyrtar të Gashit në YouTube.

Kënga është pjesë e albumit debutues të artistit “Gashi”, i cili do të publikohet më 20 shtator.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjetit social Instagram, duke zbuluar edhe këngët që do të përmbajë ky album.

https://www.instagram.com/p/B2Xbsfvlh3M/

Versioni audio i këngës “Safety” që është publikuar më 28 gusht, deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/