image Gashi: Për shkak të luftës personale me presidentin, Kurti po e rrezikon shtetin

Gashi: Për shkak të luftës personale me presidentin, Kurti po e rrezikon shtetin

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë në detyrë kundër COVID-19, duke thënë se për shkak të luftës personale me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti po e rrezikon shtetin e së drejtës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo çmenduri, me pasoja të rënda duhet të ndalet menjëherë.

Postimi i plotë:

Prapë në lufte personale me Presidentin, Kryeministri rrezikon shtetin e së drejtës!

Autorizimet dhe përgjegjësitë e Kuvendit, Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policisë, Gjykatave dhe institucioneve tjera te pavarura, nuk mund të uzurpohen nga Kryeministri dhe të delegohen më pas tek ministri i shëndetësisë.

Kjo çmenduri, me pasoja të rënda në precedentin që po shkakton, duhet të ndalet menjëherë!. /Gazeta Sinjali/