image Gashi: Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

Politikë

Gashi: Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

news image

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës nuk do të zëvendësohen.

Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbëri Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm, njofton Klankosova.tv.

“Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës koletive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/