Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që deputeti i LVV-së, Artan Abrashi të përjashtohet nga seanca e Kuvendit.
Abrashi e ka quajtur Qeverinë e Kosovës “qeveri koti”, ndërsa ky cilësim u cilësua nga Gashi si gjuhë joparlamentare. Ajo i kërkoi kryesueses së seancës, Arbërie Nagavcit që ta përjashtojë Abrashin nga seanca, në rast se ky i fundit nuk e tërheq deklaratën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kryesuese e seancës kërkoj nga ju që të jeni e vëmendshme dhe ta respektoni rregulloren. Gjuha joparlamentare që po përdoret këtu, që u përdor nga parafolësi është gjuhë ofenduese dhe është gjuhë e dënueshme. Prandaj kërkoj nga ju që t’i kërkoni deputetit Abrashi që ta tërheq fjalën e vet ose përndryshe të përjashtohet nga seanca sepse ka përdorë gjuhë ofenduese dhe denigruese ndaj kryeministrit, duke e quajtur kryeministër koti, “kryeministri Koti”, me emër e me mbiemër të pasaktë dhe të pavërtetë që përbën ofendim të kryeministrit. Kjo fjalë duhet të tërhiqet dhe të kërkojë falje. Përndryshe duhet të përjashtohet..”, tha Gashi.
Në replikë, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se Gashi nuk mund ta largojë atë nga salla.
“I nderuar z.Gashi, unë nuk jam deputet i LDK-së që ti mundesh me më qitë prej salle”, tha Abrashi. /Gazeta Sinjali