Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, ka gati projektin e ri muzikor.
Reperi ka bërë të ditur se këtë të premte do të publikojë një këngë, transmeton Gazeta Sinjali.
Gashi ka vendosur që këtë njoftim ta jap përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.
“Kënga e re të premten“, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit, në të cilën ka marrë komente të shumta pozitive.
Kjo është kënga e tretë e tij brenda muajit, dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
Kujtojmë se “Mr. Ferrari” është projekti i fundit muzikor i artistit./Gazeta Sinjali/