image Gashi e quan të pa precedent mos praninë e Kurtit në Kosovë

Politikë

Gashi e quan të pa precedent mos praninë e Kurtit në Kosovë

news image

Arben Gashi, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur të pa precedent mos praninë e kryeministrit Albin Kurtit në Kosovë gjatë ndodhive të fundit, në deklaratën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka folur edhe për seancën e sotme, ku tha se mazhoranca nuk po e kultivon mirëbesimin.

Por paraprakisht të marrim një opinion ligjor nëse janë ndjek procedurat dhe rregullat, ne nuk kemi këtë interpretim dhe kërkuar sot që të merret kohë derisa të ju shpërndahet deputetëve se cili është për këtë arsye ne u larguam nga salla e Kuvendit” tha Gashi.

“Ajo çka po vërehet është se partitë në pushtet të mos kenë kultivimin e mirëbesimit por këta dëshirojnë me vazhdu problemin që me e bë shoqërinë më të ndarë. Ne refuzojmë këtë mënyrë të menduarit dhe të vepruarit”, u shpreh ai.

“Sa i përket vizitës së Kurtit në Bruksel mund t’i identifikojmë disa çështjes që ai nuk është që disa javë në Kosovë dhe kanë ndodhur gjëra të rëndësishme në Kosovë, dhe ai nuk ka treguar afërsinë e nevojshme me qytetarët e vendit të vet”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për takimin e sotëm ndërmjet Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, duke thënë se “Kurti në opozitë kërkonte që të raportohej në Kuvend për dialogun kurdo, po bëhen katër muaj që s’ka raportuar. Ajo se çka ka kërkuar sot po e shkel në mënyrën më të turpshme”. /GazetaSinjali/