image Gashi: Albumi im i tretë është gati, anipse se kam publikuar ende të dytin

Muzikë

Muzikë/ Gashi: Albumi im i tretë është gati, anipse se kam publikuar ende të dytin

news image

Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, është njëri prej rep-artistëve më të pëlqyer shqiptar që njëherësh gëzon famë botërore.

Krahas muzikës, Gashi është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka publikuar një video në të cilën shihet duke kënduar një këngë.

Albumi im i tretë është gati, anipse albumi i dytë ende nuk është lansuar“, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B5OL8hsFDXx/

Gashi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk hezituan t’i thonë atij fjalët më të mira, si dhe të shprehen të entuziasmuar për albumin e artistit.

Kujtojmë se rep-artisti më muajin shtator lansoi albumin e tij debutues, “Gashi”, i cili përmban 9 këngë./Gazeta Sinjali/