image Gareth Southgate në Kosovë: Është me rëndësi që nesër do të ketë festë për Kosovën

Futboll

Sport/ Gareth Southgate në Kosovë: Është me rëndësi që nesër do të ketë festë për Kosovën

news image

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, në një konferencë të mbajtur për media para ndeshjes me Kosovën, ka thënë se është mahnitur me pritjen që iu është bërë.

“Është me rëndësi që nesër do të ketë festë për Kosovën. Lojtarët do të luajnë pa presion. Na rezervuan pritje brilante, të jashtëzakonshme. E dimë se lojtarët e Kosovës dëshirojnë që nesër të na mposhtin”, ka thënë ai.

Kosova do të zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020” kundër Anglisë. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/