image Gareth Bale do të transferohet te gjiganti italian

Futboll

Gareth Bale do të transferohet te gjiganti italian

news image

Portali spanjoll “Todo Fichajes”, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Gareth Bale mund të transferohet në Serie A, përcjell Sinjali Sport.

Bale ishte i huazuar te Tottenham për sezonin e fundit, mirëpo Spurs nuk do ta blejnë kartonin e uellsianit.

Uellsiani do të rikthehet te Reali, mirëpo Perez synon shitjen e 31-vjeçarit edhe pse Ancelotti e dëshiron në skuadër.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Jose Mourinho, i cili ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Bale në Olimpico.

Bale shënoi 10 gola nën drejtimin e Mourinhos te Tottenham dhe Special One beson se uellsiani do të jetë një super përforcim për vijën e sulmit.

“Todo Fichajes”, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Bale, Roma do të paguaj 15 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/