Sot, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar se më 5 tetor të këtij viti janë përfshirë në një përleshje mes fëmijëve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore njërit prej fëmijëve, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi sot se tre të dyshuarit janë vëllezër, njëri prej të cilëve është rreshteri i Policisë së Kosovës, Sokol Hergaja, ndërsa mësohet se tjetri, gardiani i burgut, është Fatmir Hergaja.
Sokol e Fatmir Hergaja dyshohen se së bashku me vëllain e tyre kishin shkuar në rrugën “Rrustem Statovci” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, aty ku ndodhi përleshja e fëmijëve, për “të nxjerrë hakun” e të birit të Sokolit.
Ata po dyshohet se në shenjë hakmarrje i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor njërit prej fëmijëve.
Të tre vëllezërit aktualisht ndodhën në mbajtje./Gazeta Sinjali/