Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka sulmuar caqe në kryeqytetit rajonal kurd në veri të Irakut, Irbil, tha agjencia gjysmështetrore e lajmeve, Tasnim.
Tasnim tha më 11 maj se forcat nga Garda Revolucionare ka kryer sulme me artileri “në pozicionet e grupeve terroriste” në Irbil.
Nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
“Selitë e grupeve terroriste në rajonin verior të Irakut, përfshirë edhe atë të Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian, janë shënjestruar në disa sulme të Gardës Revolucionare”, raportoi Tasnim.
Në mesin e muajit mars, forcat e Gardës Revolucionare të Iranit sulmuar në Irbil me raketa balistike.
Ky sulm tha se goditi “një qendër strategjike” që Izraelit në këtë vend.