Eric García është transferimi i dytë i Barcelonës për këtë verë, pas Sergio Agueros, përcjell Sinjali Sport.
Juan Laporta e ka nisur furishëm punën për ndërtimin e skuadrës dhe blerja e radhës ishte kthimi në shtëpi i qendërmbrojtësit të La Masias, Garcia, që për disa sezone luajti në Angli te Manchester City.
Garcia ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe ka klauzolë lirimi 400 milionë euro.
20-vjeçari nuk ka fjalë të përshkruajë ndjenjën e rikthimit në shtëpi.
“Është ëndërr e bërë realitet. Shpresoj që e ardhmja të jetë ngazëlluese. Do të jap gjithçka për këtë fanellë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi”, tha Garcia.
“Ëndrra ime ka qenë që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës dhe sot e kam atë mundësi. Nuk po më pritet”. “Barcelona është klubi më i madh në botë, me presidentin ka më shumë energji, njerëz më me eksperiencë” u shpreh spanjolli. /Gazeta Sinjali Sporti/