Shumë kompani dhe shtete po angazhohen duke punuar për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, por edhe në drejtim të medikamenteve.
Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, pavarësisht sforcove në nivel global, një vaksinë kundër koronavirusit mund mos të vijë kurrë. Ai tha se duhen gjendur mënyra të tjera për ta vënë nën kontroll.
Qeveria britanike po siguron financime prej rreth 93 milionë paund, për kërkimin. “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Që të jem i sinqertë, një vaksinë kundër Covid-19 mund mos të realizohet kurrë”, tha Johnson./ Gazeta Sinjali/