Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar emrin e anëtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror Zgjedhor, ndërsa AAK dhe Nisma duhet ta ndajnë mes tyre edhe anëtarin e dytë nga koalicion PAN në KQZ.
Ilir Gash me propozim të Kadri Veselit është akredituar sot si anëtar i KQZ-së nga radhet PDK-së. Gashi është shprehur i privilegjuar me emërimin në këtë pozitë.
“Nder dhe privilegj, që me propozim të Kryetarit Z. Kadri Veseli, bëra betimin si anëtar i KQZ-së, para Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi! Betohem”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Pas zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) kishte dal fituese, por në Komisionin Qendror Zgjedhor u takonin vetëm dy vende. Por, tri partitë pretendonin që të kenë anëtarët e tyre, sepse në Kuvend vepronin si grupe të pavarura parlamentare.
Presidenti Thaçi kishte kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese, nëse PAN do të përfaqësohet në KQZ si një subjekt i vetëm, apo si parti të ndara. Pas interpretimit të Kushtetueses, PAN mund të përfaqësohej vetëm me dy anëtarë.
Deri më tani KQZ ka funksionuar pa përfaqësuesit e pozitës, pasi nuk kishin dërguar asnjë emër të presidenti./Sinjali/