Trajneri i PSG, Christophe Galtier, ka folur rreth raportit të dy yjeve kryesore të ekipit, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, për të cilët u raportua se kishin pasur një ftohje mes vete.
PSG mund të ndihet me fat që në gjirin e organikës të vet ka dy lojtarët më të mirë në botë siç janë Lionel Messi dhe Kyllian Mbappe.
Të dytë ishin protagonistët kryesorë edhe të finales së madhe që u zhvillua në Kaltar në Kupën e Botës, e ku në fund ishte ylli argjentinas ai që buzëqeshi, duke fituar kështu për herë të parë në karrierën e tij trofeun në fjalë.
Gjatë kësaj periudhe qarkulluan shumë spekulime se gjoja kishte pasur ftohje të raportit mes të dy futbollistëve, por një gjë e tillë mohohet kategorikisht nga trajneri i klubit parisien.
“Duhet nënvizuar sjelljen e shkëlqyeshme të Kylian pas ndeshjes finale dhe para se të dorëzohej trofeu. Ai e ka uruar Leon dhe përzgjedhësin argjentinas. Mbetem shumë i lidhur me këtë gjë, me raportin mes Leos dhe Kylian”, shpjegoi ai.
Galtier insistoi se sulmuesi francez ka pasur një sjellje vërtet profesionale, edhe pse ka qenë i zhgënjyer me faktin që nuk ka mundur t’i gëzohet triumfit në Kupën e Botës.
“Kylian ka pasur një sjellje shëmbullore pas humbjes. Ishte shumë i zhgënjyer, por ia ka dalë që ta përgëzonte Leon me shumë klas. Kjo gjë është shumë pozitive për klubin. Të dytë kanë një raport shumë të mirë dhe respektohen njëri me tjetrin”, përfundoi ai.
Galtier pohoi se Messi do t’i bashkohet skuadrës në fillim të vitit. Ai pritet të stërvitet me parisienët rreth 2 apo 3 janarit.