Filmi debutues i More Raçës “Galaktika e Andromedës”, ka fituar çmimi Glocal in Pogress në kuadër të festivalit ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë.
Filmi “Galaktika e Andromedës” ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.
“Filmi është prit jashtëzakonisht mirë nga producentët dhe kompanitë me prestigjoze të filmit. Jemi shumë të kënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale“, u shpreh regjisorja me rastin e marrjes së çmimit.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./Gazeta Sinjali/