Chelsea po luan derbin e javës në Angli ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 37-të, raporton Sinjali Sport.
Leicester City me anë të nigerianit Kelechi Iheanacho ngushtoi epërsinë në 2-1.
Chelsea offre un but à Leicester, l'inévitable Iheanacho. 2-1pic.twitter.com/kPuznZwCN3
— Ballon Rond (@ballonrondfc) May 18, 2021
“Blutë” në “Stamford Bridge” në prani të 10 mijë tifozëve kaluan në epërsi në minutën e 47-të me anë të Antonio Rudiger, më pas Jorginho në minutën e 66-të përmes penaltisë e dyfishoi rezultatin.
Në rast të fitores, londinezët ngritën në pozitën e tretë me një pikë më shumë se “dhelprat”, të cilët me këtë rezultat zbresin në pozitën e katërt.