image Gabimet që i bëni kur i përdorni telefonat e mençur

Këshilla/ Gabimet që i bëni kur i përdorni telefonat e mençur

news image

Pothuajse të gjithë njerëzit anë e mbanë botës ditëve të sotme i përdorin shumë telefonat e mençur. Por, jo çdokush e di se kur e përdorin telefonin i bëjnë disa gabime, të cilat më pas ndikojnë në shëndetin e tyre.

Në këtë artikull mund t’i gjeni se cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë njerëzit kur përdorin telefonin, transemton Gazeta Sinjali.

Flini me telefonin afër

Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik, i cili lëshon valët e radios. Edhe pse nuk është provuar akoma studimet tregojnë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj pasi keni qenë të ekzpozuar përpara tij për shumë orë. Nëse e keni të pamundur ta fikni tërësisht ose ta vendosni në një dhomë tjetër gjatë kohës që jeni në gjumë mund ta vendosni ne “Airplane Mode”.

Ekspozoheni ndaj dritës blu për një kohë të gjatë

Drita e ekranit shtyp melatoninën, hormoni i cili vendos në rregull ciklin tuaj të gjumit. Kjo është një tjetër arsye pse nuk duhet të jeni afër tij kur flini gjumë.

Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke, probleme me sytë dhe shikimin. Provoni të ulni nivelet e dritës së ekranit tuaj.

Kontakti me lëkurën

Ka disa studime të cilat fokusohen në lidhjen ndërmjet celularit dhe kancerit, specifikisht transmetimi i sinjaleve që arrin deri në 900MHz gjë që e bën celularin tuaj të nxehet. Si pasojë lëkura thith nxehtësinë lehtësisht në sasi të vogla sa herë që ju e mbani atë afër trupit tuaj.

Mundohuni të përdorni kufje ndërkohë qe flisni në celular për të shmangur kontaktin me lekurën dhe nëse nuk jeni duke e përdorur mbajeni sa me larg për të pakësuar sasinë e ekspozimit./Gazeta Sinjali/