image Fyu policin pasi ia shqiptoi gjobën e trafikut, arrestohet pejani

Siguri

Fyu policin pasi ia shqiptoi gjobën e trafikut, arrestohet pejani

news image

Policia ka arrestuar dje një person në Pejë, pasi ka fyer zyrtarin policor për shkak të gjobës që ka marrë për parkim të kundërligjshëm të veturës.

“I dyshuari nga revolta me ton të lart kishte fyer zyrtarin policor mashkull kosovar dhe ishte larguar me vrull me veturën e tij”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas  intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Pejë 24.06.2020-13:00. Të dyshuarit mashkull kosovar për shkak se kishte parkuar veturën në mënyrë të kundërligjshme iu është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje nga zyrtari policor, por i dyshuari nga revolta me ton të lart kishte fyer zyrtarin policor mashkull kosovar dhe ishte larguar me vrull me veturën e tij. I dyshuari është ftuar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa lënda e rastit do të procedohet në gjykatë  për kundërvajtje në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/